Taulant Balla brenda sallës së Kuvendit dhe Sali Berisha i përjashtuar me 10 ditë nga punimet jashtë saj debatuan në distancë në lidhje me 3 marsin dhe vendimin e gjykatës së Apelit për ccështjen e vulës dhe siglës së demokratëve. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste e cilësoi të gjithë aksionin opozitar brenda dhe jashtë salle si përpjekje për të intimiduar gjykatën para vendimit të saj për ccështjen e vulës.