Shërbimet e Policisë Kufitare të Shëngjinit kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur ‘Rana e Hedhun’, 3 mjete lundruese jetski të cilat janë shoqëruar për verifikim. Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve jetski.