Gjatë 24 orëvë të fundit, në të gjithë vendin janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Ministria e Mbrojtjes, njofton se në operacionet për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar 64 automjete zjarrfikëse, 631 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.