Policia e Tropojës ka vënë në pranga administratorin dhe drejtuesin teknik të një subjekti për nxjerrjen e minerareve. Ata janë Xhuljan Krypi 32 vjecc, dhe Dhimitër Palla 56-vjecc, të cilët akuzohen për veprën penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive". Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti minerar në vendin e quajtur Kepenek, shërbimet e Policisë kanë gjetur 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike që mbaheshin jashtë rregullave të përcaktuara për mbajtjen e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.