Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. kanë zbardhur dinamikën e plagosjes me sende të forta të një 26-vjeçari, te rrethrrotullimi I zonës së Freskut, ngjare e ndodhru më 6 dhjetor (2025). Në kuadër të operacionit ‘Porosia’, Policia ka identifikuar 3 shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht 2 porositësit e plagosjes dhe njëri nga autorët. Uniformat blu kanë vënë në pranga 49-vjeçarin, Helidon Marku, autorin e plagosjes, dhe vijon puna për kapjen e dy porositësve, Gjoke Ndrevataj dhe Xhemal Uka.