Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (KFOR) i përfundoi më 23 qershor stërvitjet më të mëdha ndonjëherë të dislokimit të forcave ajrore në Evropë, në atë që po cilësohet si një shfaqje e fuqisë kundër kërcënimeve të mundshme, si nga Rusia. Manovrat “Air Defender 23”, të udhëhequra nga Gjermania, mblodhën rreth 250 avionë ushtarakë nga 25 vende të NATO-s, si dhe aleate të tjera, përfshirë Japoninë dhe Suedinë. Kjo e fundit tashmë ka kërkuar anëtarësimin në aleancën ushtarake.