Presidenti kinez, Xi Jinping, do të marrë pjesë në eventet që do të zhvillohen në kuadër të 25 vjetorit të dorëzimit të Hong Kongut në duart e Kinës. Partia komuniste kineze po kërkon të tregojë se është ajo që ka kontrollin në qytet pasi shtypi një lëvizje pro demokracisë.