Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dha pretencën për Gjergj Cukalin, i njohur ndryshe si “i Forti i Myslym Shyrit”. Për Cukalin, SPAK kërkoi dënimin e tij me 25 vite burg. 22 vite burg kërkoi prokurori i çështjes për Blendi Dedën dhe Flor Abazin dhe 21 vjet burgim për Paris Prengën. Për Ermond Jamakun dhe Enver Jamakun, të penduarit e drejtesisë, organi i akuzës kërkoi dënimin e tyre me 8 vite burg.