Apeli i GJKKO ka marrë vendimin këtë të enjte duke lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko i njohur dhe si krahu i djathtë i të zhdukurit dhe shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ngjarje e shënuar më 27 gusht të vitit 2019. Gjykata e Lartë kishte kthyer çështjen për rishqyrtim në Apel, ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 19 vite burg. Ka qenë prokuori Bledar Dibra I cili kërkoi 19 vite burgim për Blendi Tetën, edhe më herët kur çëshjta shkoi në GJKKO dhe në Apel. Blendi Teta u dënua nga Apeli me 25 vite burg, nën akuzën se ai vëzhgoi lëvizjet e Malkos dhe ndihmoi autorët në ekzekutimin e tij.