Në 12 qarqe të vendit, janë 26 vatra zjarri, 17 prej të cilave aktive dhe 9 të tjera në monitorim. Qarku Vlorë mban numrin më të lartë të vatrave të zjarrit, me 6 të tilla, ku Bashkia Delvinë po përballet ende me një situatë të vështirë për shkak të përphajes së flakëve, të cilat favorizohen nga era. Një vatër e re zjarri është aktivizuar mbi fshatin Kopacëz, në zonë me bimësi të denduar dhe terren të thyer. Ministria e mbrojtjes thotë se forcat e Armatosura janë pranë vendit, por është e pamundur operimi për shkak të pranisë së municioeve luftarake, por edhe si shkak i erës së fortë.