Papa Leoni bëri thirrje për një armëpushim global në Ditën e Krishtlindjeve, duke shprehur "trishtim të madh" që "me sa duket Rusia hodhi poshtë një kërkesë" për një të tillë. "Po e ripërtëri kërkesën time për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë që të respektojnë një ditë paqeje, të paktën në festën e lindjes së Shpëtimtarit tonë", u tha Leoni gazetarëve në rezidencën e tij në Castel Gandolfo pranë Romës.