Është gjetur i pajetë minatori Ilir Koloveri, 40 vjeç, i cili mbeti i bllokuar pasditen e së shtunës në një nga galeritë e minierës në Tërnovë të Madhe, në Bulqizë. Pas orësh kërkimesh nga ekipet e shpëtimit, specialistët e minierës dhe strukturat përgjegjëse, trupi i 40-vjeçarit u nxor nga galeria dhe u nis drejt morgut të Tiranës, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.