Platforma “Booking.com” po përdoret gjithnjë e më shumë për të prenotuar akomodimin gjatë sezonit veror, qoftë për hotele po ashtu edhe për aparamente. Të ardhurat e fituara nga operatorët turistikë përmes kësaj platforme do të kalojnë në lupën e administratës tatimore. Në njoftim thuhet se bazuar në planin operacional të turizmit, kanë filluar kontrollet për subjektet që kanë realizuar të ardhura përmes platformës Booking.com.