Dhjetëra zjarre kanë shpërthyer në Kili gjatë ditëve të fundit iu marrë jetën 23 personave dhe lënduar rreth 1000 të tjerë. Aktualisht në mbarë vendin janë të paktën 23 vatra aktive zjarri duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës në disa rajone. Qindra zjarrfikës janë angazhuar për fikjen e zjarrëve ndërkohë që mijëra banorë janë evakuuar në vende më të sigurta.