Top News – 222 akte për integrimin. Opozita skeptike: Anëtarësimi vjen nga cilësia, jo sasia
12/05/2026 14:26

Panorama e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian shihet si një rrugë suksesi nga mazhoranca, por nga opozita, si një proces që më shumë ka mbetur në letër sesa është përkthyer në mirëqënie për qytetarët. Kryenegociatorja Majlinda Dhuka gjatë një seance dëgjimore në komisionin e punëve të jashtme, u ndal në ligjet e miratuara, raportin IBAR dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Dhuka: “Shqipëria ka miratuar 222 akte ligjore dhe nënligjore gjatë vitit 2025, ose rreth 3 herë më shumë krahasuar me 2024. Shqipëria ka marrë rekomandim pozitiv nga komisioni europian dhe aktualisht vazhdon diskutimi mes 27 vendeve anëtare në lidhje me raportin e progresit të shqipërsië dhe po diskutohen kushtet për mbylljen e negociatave për dy kapituj 23 dhe 24, dmth drejtësia dhe siguria. Shqipëria pret me interes të lartë përfundimin e diskutimeve nga vendet anëtare dhe marrjen e një vendimi lidhur me kushtet e mbylljes së negociatave. Kjo do i jepte vendit dritën jeshile për tu futur formalisht në fazën e mbylljes së negociatave.” Deputetët e opozitës ngritën shqetësime për mungesën e transparencës për procesin e integrimit, çështjen ‘Balluku’, fondet IPARD, ligjin për portet turistike dhe investitorët strategjikë. Vokshi: “Pyetja kryesore është: pse e mbani si sekret procesin, top secret procesi, nuk dihet as kush janë kushtet, çdo gjë ne e marrim nga komisioni, asgje nga qeveria shqiptare. As të ndërmjetmet, as hendeqet, zero informacion. A ju është komunikuar nga vendet anëtare që çështja Balluku është test kritik?”

Top Channel/ Betejë zjarr-gaz te Kryeministria! Sërish kaos në Tiranë, “luftë” mes palëve
25/10 22:48
Top News- 13 ditë protestë në Tiranë/ Jo dialogut me kryeministrin, gurë drejt policisë
25/10 22:30
Top News – Tifozi i ‘TKZ’ rrezikon syrin. Kreu i fshf mesazh për 28 vjeçarin e lënduar në protestë
25/10 22:00
Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33
Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11