Top News/ 22 mijë dollarë për të shkuar në luftë, 34 mijë nëse vdes / ’Oferta’ për banorët e Moskës
24/07/2024 12:11

Autoritetet në qytetin e Moskës po ofrojnë një bonus për rekrutët e rinj që do të shkojnë të luftojnë në Ukrainë dhe kjo sipas analistëve perëndimorë është përpjekja e fundit për të shtuar numrin e trupave ruse. Shpërblimi financiar vjen ndërsa presidenti Vladimir Putin po përpiqet të rekrutojë trupa të reja për ushtrinë e tij, ndërsa pushtimi rus i ukrainës është në vitin e tretë të tij. Kryebashkiaku i Moskës Sergey Sobyanin prezantoi bonusin e rekrytimit prej 1.9 milionë rublashj ose rreth 22,000 dollarësh, për banorët e qytetit që i bashkohen ushtrisë, sipas një deklarate të martën. Kushdo që pranon ofertën do të fitojë madje deri në 5.2 milionë rubla ose 59,600 dollarë në vitin e parë të shërbimit, shtohet në deklaratë. Ata që dëshirojnë t'i bashkohen luftës në Ukrainë do të marrin gjithashtu pagesa në para edhe në rast se lëndohen, në varësi të shkallës së plagëve, ndërsa familja e një ushtari të vrarë në luftë mund të paguhet 34,150 dollarë. Ndërsa numri i humbjeve mes trupave ruse mbahet i fshehtë, vlerësimet thonë se numri i të vdekurve mes tyre është shumë i lartë. Më shumë se 70,000 ushtarë ka të ngjarë të jenë vrarë ose plagosur vetëm në maj dhe qershor, tha ministria britanike e mbrojtjes në një buletin të saj më 12 korrik, pasi ushtria ruse u përball me humbje të mëdha në një front të ri në rajonin e Kharkivit. Vlerësohet se Rusia ka humbur 87% të trupave tokësore në detyrë aktive që kishte përpara se të fillonte pushtimin e saj në Ukrainë dhe dy të tretat e tankeve të saj para pushtimit, tha për CNN një burim i njohur me një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane që i është dhënë Kongresit. në dhjetor të vitit të kaluar.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54