Një shtetas i huaj është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi punonjësja e tij pretendon se e ka përdhunuar. Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçarja ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në banesën e marrë me qira nga 48-vjeçari në rrugën “Bogdanëve”, që shfrytëzohej si ambient pune. Po ashtu, 21-vjeçarja ka dëshmuar se punëdhënësi, pasi e ka përdhunuar e ka kërcënuar që të mos tregojë, ndërsa përmes shantazhit e ka detyruar që të kenë sërish marrëdhënie seksuale. Pas denoncimit, policia ka vënë në pranga shtetasin e huaj, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një thikë. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të verifikuar dëshminë e së resë.