Një padi e re do te dorezohet në Prokurorinë e Posaçme këtë të enjte nga familjarët e viktimave të 21 janarit, kundër ish-Kryeministrit Sali Berisha, ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Ky kallëzim nga familjarët e 4 vitktimave, vjen disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencën për hetimin e dy kallëzimeve të Partisë Socialiste dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. Në këtë mënyrë, dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës.