Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës “Open Ballkan” Protesta është parashikuar të nisë në orën 16:00. Fillimisht demokratët do të mblidhen në oborrin e selisë PD-së dhe më pas do drejtohen drejt kryeministrisë. Mbi 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë. Në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat Shqiponja.