Top News – 200 policë të RENEA blinduan Niklën/ Sinjali nga dronët E guardia, 10 të shoqëruar
29/05/2021 22:04

Dronët policorë të Guardia di Financa prej disa orësh ishin në një operacion masiv antikanabis, ku më shumë se 200 efektivë të RENEA-s dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë po vijojnë kontrollet për të zbuluar parcelat me bimë narkotike. Përmasat e këtij operacioni mund të krahasohen me kontrollet masive të kryera në Lazarat 7 vite më parë. Mësohet se 10 persona janë shoqëruar nga policia dhe disa të tjerë janë marrë në pyetje, në lidhje me kultivimin e hashashit në zonën e Niklës në Krujë. Më shumë se dhjetë parcela të mbjella kanë bërë të mundur kamuflimin e bimëve narkotike, kjo pasi bimët kanë qenë mjaftushëm të rritura, për të fshehur zhvillimin e aktivitetit të jashtëligjshëm. Në këtë mënyrë janë krijuar të ashtuqujturat ‘shtëpi bari’, sepse në shumicën e rasteve mbilleshin në oborre, të ngjashme me sera perimesh. Sasia e bimëve narkotike të sekuestruara dhe asgjësuara nuk është bërë ende publike, por dyshohet se nisur nga përmasat e këtij operacioni, ka qenë e konsiderueshme. Në operacion ka qenë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj, të cilët organizuan në terren të gjithë ndërhyrjet policore. Mega opeacioni policor ka filluar rreth orës 03.30 të mëngjesit të kësaj të shtune dhe pritet të vazhdojë deri në fundjavën e ardhshme, duke pasur informacion edhe për zona të tjera, në të cilët është mblellë kanabis me shumicë.

Top Channel/ Greqia, solidaritet me Palestinën. Protesta masive në disa qytete
10/08 23:08
Top Channel/ Sherr në plazh për një vend parkimi. Një i plagosur në spital. Policia arreston autorin
10/08 23:06
Top Channel/ “Takimi Zelensky-Putin, jo produktiv”. JD Vance: Marrëveshja nuk kënaq asnjërën palë
10/08 23:05
Top Channel/ Trump takon Putin me Zelenskyn? Shtëpia e Bardhë jep detaje për samitin e Alaskës
10/08 23:04
Top Channel/ Turqi, rikthehen tërmetet. Magnituda 6.1 ballë. Në Sindirgi shemben 10 banesa
10/08 22:25
Top News- Konflikt i dhunshëm në Shëngjin, plagoset një person me sende të forta
10/08 21:56
Top Channel/ Tre të vrarë për fajdet në Kosovë. Autori, “i forti i Gjilanit”, në kërkim me djemtë
10/08 21:47
Top News- Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 persona
10/08 21:36
Top Channel/ Zjarri jashtë kontrollit në Poliçan, flakët i afrohen spitalit të qytetit
10/08 21:19
Top Channel/ Zjarri në Lukovë, avioni Canadair furnizohet pranë plazhit! Era përhap flakët
10/08 21:16
Top News- Stabilizohet situata në Finiq e Poliçan/Zjarrfikësit në terren,flakët kanë shkaktuar dëme
10/08 21:04
Top Channel/ Vrasësi jepte para me fajde. Mefail Shkodra doli nga burgu në tetor
10/08 20:22
Top Channel/ Inteligjenca artificiale në shkolla. Ekspertët: Duhen mësues të përgatitur
10/08 20:14
Top Channel/ “Meta, arrestim jo dinjitoz”. Avokati i Popullit: Gjatë ndalimit, iu shkelën të drejtat
10/08 20:12
Top Channel/ Trafik i rënduar në Laç-Lezhë. Qytetarët presin me orë të tëra për të shkuar në plazh
10/08 20:11
Top Channel/ Tre të vrarë në Gjilan. Policia identifikon autorët. Babai dhe dy djemtë në arrati
10/08 20:10
Top Channel/ Anglia, deportim gjithë të dënuarve, ka mbipopullim dhe kosto të larta
10/08 20:10
Top Channel/ 48 orë në luftë me flakët, normalizohen zjarret në Finiq dhe zonat përreth
10/08 19:01
Top Channel/ Zjarr në kodrat e Uzinës së Armëve në Poliçan, zjarrfikëset dhe Ushtria në terren
10/08 18:44
Top News- 14 vatra zjarri aktive në rang vendi/ Situata në kontroll, nuk ka rrezik për banesat
10/08 18:37