Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj kanë zhvilluar në takim me fermerët në Kavajë. Veliaj u shpreh se falë investimeve, sektori i bujqësisë po gjeneron një pjesë të mirë të ekonomisë së vendit. Drejtuesi politik PS në Qarkun e Tiranës theksoi se qeveria ka mbështetur financiarisht bujqësinë në vlera monetare që nuk janë dhënë asnjëherë më parë.