Top News – 200 mijë banorë në ‘arrati’ / Zjarret kërcënojnë qytetin, urdhërohet evakuimi
17/08/2023 11:40

Banorët e një prej qyteteve më të mëdha në veri të Kanadasë, Jellounajf, janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pas paralajmërimeve se zjarret pyjore mund të zgjerohen deri në fundjavë. Kriza në këtë qytet shënon një tjetër kapitull të vështirë në përballjen e Kanadasë me zjarret në pyje. Aktualisht, në këtë vend janë aktive më shumë se 1.000 zjarre në pyje, përfshirë 230 në territoret veriperëndimore, ndërsa Kanadaja, dhe një pjesë e mirë e botës, regjistrojnë të nxehtë ekstrem. “Fatkeqësisht, situata jonë me zjarret ka marrë rrugën e gabuar, pasi zjarret që po digjen në Jellounajf tani përbëjnë kërcënim real për qytetin”, ka thënë Shane Thompson, ministër për Ambientin në Kanada. Ai u ka kërkuar 200.000 banorëve të qytetit që të largohen nga ajo zonë deri në mesditën e së premtes. “Dua ta theksoj se qyteti nuk është në rrezik urgjent. Por, pa reshje shiu, zjarri mund të arrijë në periferi deri në fundjavë. Ju rrezikoni veten dhe të tjerët nëse vendosni të qëndroni aty më vonë”, ka thënë ai. Vetëm një autostradë do të jetë e hapur në atë zonë, ndërsa fluturimet komerciale dhe ushtarake do të ndryshojnë drejtimin. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka thënë në platformën X, se Otava do të ndihmojë “me sa të mundet”. Erërat e forta besohet se kanë ndihmuar zjarret të përhapen dhe si pasojë, janë evakuuar tashmë edhe disa qyteza të tjera në Kanada.

Top News – Bota ka 10 ditë kohë…! Trump: Do të shihni çfarë do t’i ndodhë Iranit
20/02 11:46
Top News – ‘Erdogan, i sofistikuar dhe i rrezikshëm’. Bennet: Turqia është Irani i ri për ne
20/02 11:40
Top News – Trump do publikojë dosjet sekrete të UFO-ve/Presidenti udhëzon agjencitë që të bëhen gati
20/02 11:15
Top Channel/ Bordi i Paqes, Trump: U premtuan 7 mld USD; Shqipëria nis trupa!
20/02 11:14
Top Channel/ Lirohet vëllai i Mbretit, u mor 12 orë në pyetje për lidhjet me Epstein
19/02 23:05
Top News- Si u mashtruan amerikanët nga karteli meksikan, u joshën me luks, por u shkatërruan
19/02 23:00
Top News- Lufta e madhe po afron, Irani e SHBA drejt konfliktit të gjerë për materialin bërthamor
19/02 22:15
Top News- Irani përgatit ushtrinë, Trump afron aeroplanmbajtëset me bomba…gati urdhri
19/02 21:40
Top News- Trump zbulon shifrën marramendëse të SHBA për rindërtimin e Gazës, prezanton dhe planin
19/02 21:19
Top News-Luftanijet e F35-at gati për të goditur Iranin, Zyrtarët e sigurisë: Sulmi brenda fundjavës
19/02 21:09
Top News – ‘Ringjallja’ e Hamasit. Grupi i armatosur po rimerr kontrollin e Gazës
19/02 19:20
Top News – Evropa do vuajë të paimagjinueshmen…! Gjenerali gjerman paralajmëron: Putin do sulmojë
19/02 18:23
Top News – Trump përuron Bordin e Paqes. Ndan ‘punët’ për Shqipërinë e Kosovën në Gaza
19/02 18:21
Top News – Rusia ‘luftë’ me SHBA për Iranin / Asete ushtarake rreth vendit, kërkon vetëpërmbajtje
19/02 15:40
Top News – Trump lyen Air Force One / Kuq, bardhë e blu, ushtria amerikane konfirmon
19/02 15:21
Top News- Uashingtoni presion NATO-s/ Kërkon riorganizim dhe zvogëlimin e trupave në Kosovë
19/02 15:20
Top News – Polonia minon kufirin në 48 orë / Doli nga konventa e Otavës, masa hyn në fuqi
19/02 15:05
Top Channel/ Bordi i Paqes, Rama mes 26 folësve në takim: Shqipëria, vend “themelues”!
19/02 14:58
Top Channel/SHBA “tkurrje” KFOR-it, alarm mes diplomateve: “Ballkani shperthen brenda natës”!
19/02 14:38
Top Channel/ Dosjet Epstein, arrestohet princi Andrew: Abuzim me postin, përcolli informacione!
19/02 14:29
DIGITALB DIGITALB