Ushtria izraelite tha se Hamasi dhe militantët e tjerë palestinezë janë duke mbajtur 199 pengje në Gazë. Ky është një numër më i lartë pengjesh se sa mendohej fillimisht. Admirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha të hënën se familjarët e pengjeve janë njoftuar. Ai nuk specifikoi se sa shtetas të huaj ndodhen në Gaza në mesin e pengjeve, apo se kush po i mban ata.