Dhjetë persona mbetën të vdekur pas të shtënave masive, të dielën, në plazhin Bondi të Sidneit, tha policia australiane pa ofruar më shumë detaje. Më shumë se 50 të shtëna u dëgjuan ndërsa qindra njerëz u larguan të përfshirë nga paniku nga vendngjarja, rreth orës 18.40 minuta sipas orës lokale. Dy persona janë arrestuar që atëherë dhe po merren në pyetje nga policia. Videot e publikuara në internet tregonin dy burra të veshur me të zeza, që hapnin zjarr drejt plazhit, nga një parking makinash, ndërsa sirenat dëgjoheshin në distancë.