Top News – 20 mijë rusë u vranë në Bakhmut / Shtëpia e Bardhë bën bilancin, gjysma nga grupi Wagner
02/05/2023 11:14

Shtëpia e Bardhë beson se më shumë se 20.000 luftëtarë rusë janë vrarë në betejën për qytetin ukrainas të Bahmutit, në pesë muajt e fundit. Rreth 80.000 të tjerë janë plagosur, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke u thirrur në informacione të deklasifikuara të inteligjencës. Gjysma e të vrarëve janë nga grupi privat mercenar, Ëagner, tha ai. Nëse është i saktë, numri i viktimave ruse tejkalon popullsinë e qytetit të Bahmutit përpara luftës, që përbëhej prej rreth 70.000 banorësh. Moska po përpiqet ta marrë kontrollin e Bahmutit që nga viti i kaluar. Beteja për qytetin e vogël - ku kanë mbetur vetëm disa mijëra civilë - ka marrë një rëndësi të madhe simbolike për të dyja palët. Zyrtarët ukrainas kanë thënë, po ashtu, se janë duke e shfrytëzuar betejën për të vrarë sa më shumë trupa ruse dhe për t’i zvogëluar rezervat e tyre. Megjithatë, Ukraina kontrollon tani vetëm një pjesë të vogël të këtij qyteti. “Përpjekja e Rusisë për një ofensivë në Donbas, kryesisht përmes Bahmutit, ka dështuar. Rusia nuk ka arritur të kapë ndonjë territor me rëndësi të vërtetë strategjike”, u tha Kirby gazetarëve. “Ne vlerësojmë se Rusia ka pësuar më shumë se 100.000 viktima, duke përfshirë mbi 20.000 të vrarë”, theksoi ai.

Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54
Top News – Hegseth rrezikon shkarkimin… / Sekretari i Luftës në telashe për konfliktin në Iran
10/11 13:50
Top News – Irani e la Francën të uritur / Sabotoi frigoriferët në supermarkete, Parisi akuzon
10/11 13:49
Top Channel/ Izraeli drejt qeverisë së re, Eisenkot nis negociatat për shumicën parlamentare
10/11 12:22
Top Channel/ Avionë të tjerë amerikanë shpërngulen nga nje baze tjeter ajrore britanike!
10/11 12:03
Top News – Në nivelin më të ulët të karrierës së tij / Mbështetja për Trumpin 32 për qind
10/11 12:03
Top News – Ukraina, ‘fleksibilitet’ në bisedime/ Nisin negociatat në Abu Dhabi, SHBA është optimiste
10/11 12:00
Top News – Suficiti i Kinës mbi 1 trilion USD / Bumi i Inteligjencës Artificiale rrit eksportet
10/11 11:57
Top News- Lufta e paqja, Zelenski sfidon Putin: Takohemi në Antarktidë për t’i dhënë fund konfliktit
10/11 11:56
Top News – Arrestohet vëllai i Viktor Orban / Akuzohet për trafik njerëzish, ‘Operacioni Purgatori’
10/11 11:56
Top News – Trump: FBI po heton bosin e Nvidia / Thellohen polemikat me Kinën, presidenti ‘i habitur’
10/11 11:39
Top Channel/ Lufta e Ukrainës: Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Kievit, Moskës e SHBA-së!
10/11 11:35
Top Channel/ Sa kushtojnë grevat: Vendi europian që humbet më shumë nga 24 orë “pushim”!
10/11 11:15
Top Channel/ Hegseth, mocion shkarkimi: Lufta e Iranit nisi pa miratimin e Kongresit!
10/11 10:53
Top Channel/ Shpresë për fundin e luftës SHBA-Iran, bie çmimi i naftës: Brent, gati 20% më pak!
10/11 10:52
Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21