Kuvendi nisi shqyrtimin e nismës së një grupi deputetësh të opozitës për të përcaktuar një minimum jetik. Projektligji u prezantua nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. VOKSHI – të ardhura të domosdoshme që një qytetar të jetojë… Opozita kërkon caktimin e një shifre dysheme prej 20 mijë lekësh për person, nga 2600 lekë që është aktualisht. Sipas Vokshit, kjo shifër sugjerohet edhe nga Avokati i Popullit, raportet e INSTAT dhe ato të Eurostat.