Viktimat mashtroheshin të investonin përmes qendrave të thirrjes call center që operonin në Tiranë. Fitimet ishin virtuale, ndërsa depozitat zhdukeshin. Në skemë ishte përfshirë një shtetas izraelit, Rafael Genish, si drejtues i aktivitetit, dhe 38 shqiptarë të cilët kryenin mashtrimet në grup. Paratë e fituara pastroheshin përmes transfertave fiktive në banka të vendeve me risk të lartë për pastrim parash, si Lituania, India dhe Malta.