Ekspertët e mbrojtjes kibernetike kanë lëshuar alarmin për një aplikacion të ri të përdorur nga hakerat, në gjendje që të tejkalojë edhe identifikimin me dy faktorë. Alarmi është dhënë nga agjencia e sigurisë kibernetike, IT AAG. Agjencia thotë se hakerat po përdorin një program të njohur si Astaroth, që është në gjendje që të tejkalojë dy shtresat e sigurisë të përdorura nga Gmail, apo sistemet e tjera të ofrimit të shërbimit të postës elektronike. Viktimat, thotë agjencia, shënjestrohen përmes mesazheve të njohura si SPAM, që nëse klikohen infektojnë pajisjen në background me Astaroth. Më pas, programi u mundëson hakerave që të tejkalojnë të dyja linjat mbrojtëse të postës elektronike, duke shmangur edhe mekanizmin e konfirmimit përmes një mesazhi, që vjen në postë, apo në numrin e telefonit.