Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve aeroportuale, me shtimin e 46 mjeteve të reja për operimet në pistë, me një investim total prej 2 milionë euro. Investimi synon të mbështesë rritjen e ndjeshme të numrit të numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve, duke përmirësuar efikasitetin e operimeve në tokë dhe mbi të gjitha, eksperiencën e pasagjerëve gjatë udhëtimit të tyre përmes aeroportit. Mjetet e reja përfshijnë shkallë moderne për pasagjerët, pajisje për ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve nga avionët, traktorë tërheqjeje për transportin e karrocave të bagazheve, mjete ndihmëse për shoqërimin e avionit në nisje (pushback), si dhe transportierë të bagazheve.