Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku pezulloi nga detyra shefin e policisë Rrugore në Sarandë, Adriatik Shehun, pas aksidentit fatal medy viktima në qytetin bregdetar. Aksidenti u regjistrua në aksin Sarandë-Ksamil, ku humbën jetën 2 të rinjtë turistë italianë, pas përplasjes së motorit të tyre nga një automjet që drejtohej nga një adoleshent 17-vjeçar pa patentë. Krahas pezullimit të Shehut, Policia ka nisur gjithashtu hetim për drejtuesit e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, për mos marrje masash për parandalimin e aksidenteve. Dy italianët ishin duke u kthyer nga Ksamili në Sarandë ndërsa adoleshentët që drejtonin mjetin tip Benz ishin duke shkuar në Ksmail nga Saranda.