Dy avionë me pasagjerë për pak u përplasen javën e kaluar në një aeroport në Nju Jork, duke bërë që zyrtarët amerikanë të nisin një hetim për ngjarjen e rëndë. Ngjarja ndodhi të premten në Aeroportin Ndërkombëtar John F Kennedy, ku të përfshirë ishin një Boeing 777 e American Airlines me destinacion Britaninë dhe një Boeing 737 e Delta Airlines me destinacion Republikën Domenikane.