Top News/ 2.55 mld USD për t’u mbrojtur nga Putin /MBUROJA LINDORE, Polonia forcon kufirin me Rusinë
27/05/2024 14:56

Polonia publikoi të hënën detajet e "Mburojës Lindore", një program që kushton mbi 2.55 miliardë dollarë për të forcuar mbrojtjen përgjatë kufirit të saj lindor me Bjellorusinë dhe Rusinë, duke thënë se shpreson që planet të përfundojnë deri në vitin 2028. Kufiri ka qenë një pikë e nxehtë që kur emigrantët filluan të dynden atje në vitin 2021, pasi Bjellorusia, një aleat i ngushtë i rusisë, hapi agjenci udhëtimesh në Lindjen e Mesme duke ofruar një rrugë të re jozyrtare për në Evropë, një lëvizje që Bashkimi Evropian tha se kishte si qëllim krijimin e një krize. Ministria polake e mbrojtjes paraqiti detaje të programit, duke përfshirë planet për të ndërtuar fortifikime, qendra dhe sisteme telekomunikacioni në koordinim me aleatët e tjerë të NATO-s, Finlandën, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, në vijën e frontit lindor. "Ky përbën një sistem kompleks të aktiviteteve mbrojtëse dhe parandaluese. Ai lidh sistemet por ne do të vendosim gjithashtu edhe sisteme moderne anti-drone dhe zbulimi," tha Ministri i Mbrojtjes Ëladyslaë Kosiniak-Kamysz. "Ky është operacioni më i madh për të forcuar kufirin lindor të Polonisë, krahun lindor të NATO-s, që nga viti 1945," tha ai në një konferencë shtypi. Zëvendësministri i Mbrojtjes Cezary Tomczyk tha se investimet do të nisin në tremujorin e parë të 2025 dhe priten të përfundojnë deri në vitin 2028. Polonia shpreson të shfrytëzojë fondet e BE-së për disa nga projektet. Qeveria e mëparshme e Polonisë ndërtoi një gardh në kufirin me bjellorusinë, më shumë se 180 km i gjatë dhe 5.5 metra i lartë, për të ndaluar kalimet e paligjshme. Gardhi plotësohet nga një sistem kamerash dhe sensorësh që monitorojnë kufirin.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21