Top News – 2.3 miliardë euro për Ukrainën / BE ‘hap thesin’, lumë parash për rindërtimin
10/07/2025 14:54

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do të ndajë 2.3 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën që të rindërtohet pas dëmit që i është shkaktuar nga lufta e Rusisë. Në fonde përfshihen 1.8 miliard euro si kredi dhe 580 milionë euro si grante prej institucioneve ndërkombëtare dhe institucioneve për financim publik, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë në Romë, duke folur për planet për rindërtim të Ukrainës. Konferenca u mbajt ndërsa qindra dronë rusë dhe dhjetëra raketa goditën Kievin në orët e hershme të mëngjesit, duke vrarë dy persona. Në takimin e mbajtur në kryeqytetin italian, Ukraina ka kërkuar ndihmë urgjente nga partnerët. Fondi prej 2.3 miliardë eurosh është pjesë e Kornizës për Investime në Ukrainë, e cila sipas von der Leyenit mbledh rreth 10 miliardë euro për investime në Ukrainë. Ajo ka bërë të ditur për krijimin e një fondi të ri aksioner për rindërtimin e Ukrainës, të përkrahur nga Banka Evropiane e Investimeve, Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia. Me një kapital fillestar prej 22 milionë eurosh, fondi synon të mbledhë 500 milionë euro deri më 2026, bëri të ditur Komisioni Evropian. Pjesëmarrësit në konferencën e Romës kanë premtuar në total mbi 10 miliardë euro për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta. Kryeministrja italiane Georgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz përmendën rimëkëmbjen e vendeve të tyre nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore si një shembull të asaj që mund të arrijë Ukraina. "Mendoj se duhet të jemi krenarë për rezultatin që kemi arritur së bashku sot - kombet, organizatat ndërkombëtare, institucionet financiare, autoritetet lokale, sektori i biznesit dhe shoqëria civile", tha Meloni. "Së bashku, në konferencën e sotme, kemi marrë angazhime që arrijnë në total mbi 10 miliardë euro", shtoi ajo. Konferenca që Italia po organizon është ngjarja e katërt e tillë që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj në shkurt 2022 dhe synon kryesisht mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58