Top News/ 19 luftanije e 49 avionë ushtarakë / Kina rrethon Tajvanin, ‘prova’ për të marrë pushtetin
24/05/2024 15:09

Kina kreu sulme me raketa dhe dërgoi avionë luftarakë të armatosur me raketa dhe bombardues, të premten, tha transmetuesi shtetëror CCTV, si pjesë e stërvitjeve që Pekini ka thënë se kanë si qëllim ndëshkimin e presidentit të ri të Tajvanit, Lai Ching-te. Bombarduesit u ngritën në formacione sulmi në ujërat në lindje të Tajvanit, duke kryer sulme të simuluara në koordinim me anijet detare, shtoi transmetuesi shtetëror, ndërsa Kina testoi aftësinë e saj për të "marrë pushtetin" dhe kontrollin e zonave kryesore të Tajvanit. Stërvitjet dyditore në ngushticën e Tajvanit dhe rreth grupeve të ishujve të kontrolluar nga Tajvani pranë brigjeve kineze, për të cilat një zyrtar tajvanez tha se përfshinin edhe bombardimet e modeleve të anijeve të huaja, filluan vetëm tre ditë pasi Lai mori detyrën. Tajvani ka dënuar veprimet e Kinës. Kina e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj dhe e konsideron presidentin Lai si një "separatist". Kina kritikoi ashpër fjalimin e tij të inaugurimit, në të cilin ai i kërkoi Pekinit të ndalonte kërcënimet e tij dhe tha se të dy anët e ngushticës "nuk janë në varësi të njëra-tjetrës". Ushtria popullore kineze tha se stërvitjet, të quajtura "Shpata e Përbashkët - 2024", kishin si qëllim "testimin e aftësisë për të marrë nën kontroll, për të nisur sulme të përbashkëta dhe për të pushtuar zona kyçe". "Ky veprim është plotësisht i arsyeshëm, ligjor dhe i nevojshëm për të luftuar arrogancën e 'separatistëve të Tajvanit' dhe për të penguar ndërhyrjen e forcave të jashtme," tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Kinës.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21