Një dimër si jozakonisht i ngrohtë në Alaskë, ka bërë që temperatura gjatë ditës të shkojë në mbi 15.5 gradë celcius dhe ka sjellë reshje shiu në një kohë kur normalisht pritet i ftohtë dhe dëborë. Në ishullin Kodiak, temperatura e ajrit theu madje një rekord prej 19.4 gradësh celcius të dielën, më e larta e regjistruar ndonjëherë në dhjetor, në Alaskë – tha shkencëtari Rik Thoman nga qendra e alaskës për vlerësimin e klimës dhe politikat. Ai e quajti këtë absurde.