Shifra e drejtuesve të mjeteve apo motomjeteve të cilët vihen në pranga nga policia rrugore, vijon të jetë e lartë. 183 persona u arrestuan gjatë muajit maj, për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor, ku 130 prej tyre u kapën duke drejtuar mjetet dhe motomjetet në gjendje të dehur, ndërsa 53 të tjerë pa leje drejtimi.