Policia e Kukësit ka nisur hetimin pas helmimit të qytetarëve në fshatin Shtiqem. grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendrore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka patur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes. Gjithashu po merren dhe deklaratat e mjekëve të cilët kanë vizituar pacientët në spital, për të zbuluar shkaqet.