Policia njoftoi arrestimin e 22 vjeçarit Erisjaldo Gjutës, i shpallur në kërkim një ditë më parë pas plagosjes me armë në gjokas të një 18 vjeçareje në hotelin e tij në zonën e Saukut në Tiranë. 22-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. 18-vjeçarja Natali Murtati u vetëplagos me armë zjarri në dhomën e hotelit të të dashurit të saj, ndërsa ky i fundit, Erisjaldo Gjutas së bashku me familjarët ndodheshin në katin e parë të biznesit.