Rreth 170 mijë votues nga jashtë vendit janë regjistruar për të shprehur vulletin e tyre në zgjedhjet e 11 majit. Më 4 mars përfundon afati për t’u regjistruar në platformën elektronike të krijuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, dhe trendi i deritanishëm tregon një interes të lartë të emigrantëve për të votuar në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.