Top News/ 170 mijë njerëz në shesh…Protesta më e madhe në Spanjë kundër ligjit për amnesti
19/11/2023 14:26

Rreth 170 mijë njerëz marshuan në madrid të shtunën, në protestën më të madhe të mbajtur deri më sot kundër një ligji amnistie për të cilin socialistët spanjollë ranë dakord, në lidhje me tentativën separatiste të katalonjës në 2017-ën, me qëllim që të arrihet krijimi i një qeverie. Demonstrata, më e fundit në një seri protestash në qytetet e vendit kundër amnestisë, u zhvillua dy ditë pasi kryeministri socialist i spanjës, Pedro Sanchez, fitoi një mandat të ri katër vjecar, me mbështetjen e partive katalane dhe baske, në këmbim të miratimit të ligjit. Protestuesit, me flamuj spanjollë në duar dhe me pankarta në të cilat shkruhej: Sanchez tradhëtar dhe Mos e shit Spanjën...demonstruan kundër ligjit që katër shoqata të drejtësisë, partitë politike të opozitës dhe liderët e biznesit thonë se kërcënon sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit. Autoritetet përllogaritën se numri i demonstruesve ishte rreth 170 mijë. Alberto Nunjez Feijoo, lider i partisë konservatore të popullit, dhe Santiago Abascal, lider i partisë së ekstremit të djathtë, Vox, morën pjesë po ashtu në marshimin e organizuar nga grupet civile. Pas marshimit, qindra protestues u ndalën në rrugën pranë pallatit Moncloa, rezidenca e kryeministrit në Madrid. Rruga u mbyll për një orë por më vonë u rihap pasi policia pastroi zonën. Amnestia do të mbulonte 400 persona të përfshirë në përpjekjen për pavarësi që u ndërmor në 2017-ën, përfshirë seperatistët por edhe policët e përfshirë në përleshje me aktivistët. Referendumi i pavarësisë u shpall i paligjshëm nga gjykatat dhe rezultoi në krizën më të rëndë politike në spanjë, për dekada të tëra.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46