Top News- 17 vjet burg për Francesco Beçhetti/ Vendimi nga Gjykata e Tiranës për 4 vepra penale
23/02/2022 18:13

Biznesmeni Francesco Becchetti është dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Italiani akuzohet për 4 vepra të rënda penale, teksa seanca gjyqësore u zhvillua gjatë kësaj të mërkure. 56-vjeçari akuzohet se nëpërmjet firmave të tij kishte krijuar skema mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash. Aktualisht ai është I lirë, teksa është lëshuar dhe një urdhër arresti ndërkombëtar. 4 veprat penale që rëndojnë ndaj tij janë “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjykata dënoi edhe Mauro De Renzis si bashkëpunëtor të Becchettit me 16 burg, Liljana Kondomiti dhe Erjona Troplini me nga 8 vite secila. 4 kompanitë të cilat I janë sekuestruar biznesmenit Italian do t’I kalojnë shtetit, konkretisht “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set” sh.p.k. Trupa gjykuese përbëhej nga Lazer Sallaku, Besnik Hoxha dhe Sokol Pasho.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA