Policia e Vlorës goditi një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa u arrestua një 17-vjeçar dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori I tij. Adoleshenti po përpiqej të shiste një armë zjarri në Vlorë por u kap nga ana e unifromave blu. Operacioni u zhvillua në aksin rrugor “Fier-Vlorë”. I riu ishte duke lëvizur me një taksi të cilën e kishte marrë për të udhëtuar nga Fieri drejt Vlorës. Ndërkohë armën tip automatike e kishte fshehur mes sendeve të tij personale bashkë me dy krëhëra.