Shkon në 40 numri i të infektuarve në Bashkinë e Krujës. Nga testimet e kryera ditën e djeshme kanë rezultuar pozitiv dhe 17 raste të tjera, nga e njëjta vatër infeksioni, fasoneria e mbyllur më 15 prill. Fabrika u mbyll pas konstatimit të rastit të parë me një vendim të ndërmjetëm, deri në një urdhër të dytë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, po numri i punonjëseve të saj, që rezultuan pozitiv pas testit të tamponit, erdhi në rritje nga dita në ditë.