Top News – 17.4 euro për një udhëtim/ PD denoncim për rrugën Milot-Fier
23/11/2020 15:11

Partia Demokratike ka denoncuar sot përmes Enkelejd Alibeajt koncesionin për rrugën Milot-Fier, për të cilën deklaron se shqiptarët do të paguajnë 17.4 euro për një udhëtim. Kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje, e planifikuar në kulmin e pandemisë. Kur shqiptarët ishin të tmerruar nga karantina, nga virusi i panjohur, kur mbi 100 mijë prej tyre humbën vendet e punës dhe bizneset falimentuan apo u dobësuan, Edi Rama dhe Belinda Balluku planifikuan t’i vjedhin edhe më shumë. Kostot e rrugës janë shumëfishuar për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve. 17.4 euro për një udhëtim në një rrugë ku më shumë se gjysma është e ndërtuar me para publike, do të thotë vetëm nxitim për mbyllje pazari. Alibeaj e cilësoi koncesionin si masakër financiare për qytetarët para zgjedhjeve, ndërsa u shpreh se ka vetëm një ofertues. Sipas ish deputetit te PD, projekti 1.2 miliardë euro me të cilin Rama vjedh shqiptarët eshte i destinuar të dështojë Në zyrat e qeverisë shqiptare këto ditë po përgatitet farsa e një tjetër koncesioni, i destinuar të dështojë. Rruga Milot-Fier, me çmimin stratosferik 1.2 miliard euro, ka vetëm një ofertues dhe kjo është kompania greke Terna. Me kushtet e vendosura nga qeveria në ikje, koncesioni është një masakër financiare për qytetarët. Qeveria në ikje kërkon që çdo automjet që kalon në këtë rrugë, të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje. Partia Demokratike i ka bërë thirrje çdo kompanie të tërhiqet nga ky projekt që vjedh qytetarët në ortakëri me Edi Ramën. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion dhe vjedhje!

Top Channel/ Identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar të zjarreve në Peqinaj dhe Zhabjak
11/08 10:57
Top News- U dolën flakët nga kontrolli/ Arrestohen tre persona në Kavajë si autorë të zjarreve
11/08 10:28
Top Channel/ Situata me zjarret në vend, Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë dy Black Hawk
11/08 10:16
Top News- Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Shembet godina trekatëshe pa leje në Vlorë
11/08 09:24
Top Channel/ Zjarri në Poliçan drejt shuarjes totale, situata nën kontroll, pa rrezik për banesat
11/08 09:21
Top News- Momenti i hedhjes në erë të godinës trekatëshe, Rama publikon videon
11/08 09:21
Top Channel/ Shkrumbohet Ford-i në aksin Kuç-Qeparo! Flakët djegin plotësisht makinën
11/08 09:20
Top News- Shpërthen nga tritoli godina trekatëshe në Vlorë, ishte pa leje ndërtimi
11/08 09:20
Top Channel/ Vlorë, shembet me tritol godina 3 katëshe në Radhimë
11/08 09:19
Top Channel/ Greqia, solidaritet me Palestinën. Protesta masive në disa qytete
10/08 23:08
Top Channel/ Sherr në plazh për një vend parkimi. Një i plagosur në spital. Policia arreston autorin
10/08 23:06
Top Channel/ “Takimi Zelensky-Putin, jo produktiv”. JD Vance: Marrëveshja nuk kënaq asnjërën palë
10/08 23:05
Top Channel/ Trump takon Putin me Zelenskyn? Shtëpia e Bardhë jep detaje për samitin e Alaskës
10/08 23:04
Top Channel/ Turqi, rikthehen tërmetet. Magnituda 6.1 ballë. Në Sindirgi shemben 10 banesa
10/08 22:25
Top News- Konflikt i dhunshëm në Shëngjin, plagoset një person me sende të forta
10/08 21:56
Top Channel/ Tre të vrarë për fajdet në Kosovë. Autori, “i forti i Gjilanit”, në kërkim me djemtë
10/08 21:47
Top News- Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 persona
10/08 21:36
Top Channel/ Zjarri jashtë kontrollit në Poliçan, flakët i afrohen spitalit të qytetit
10/08 21:19
Top Channel/ Zjarri në Lukovë, avioni Canadair furnizohet pranë plazhit! Era përhap flakët
10/08 21:16
Top News- Stabilizohet situata në Finiq e Poliçan/Zjarrfikësit në terren,flakët kanë shkaktuar dëme
10/08 21:04