Mijëra njerëz të zhvendosur nga një tërmet i fuqishëm në Indonezinë lindore prisnin ndihmë të hënën, ndërsa ngritën kampe në shkolla, stacione policie dhe zyra qeveritare. Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë sipas shkallës Rihter në orët e para të së shtunës vrau 68 persona, sipas një numri të përditësuar, dhe plagosi më shumë se 100. Zyrtarët e shpëtimit kanë thënë se nuk ka raportime për persona të zhdukur. Numri i njerëzve që nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre u rrit në 12,800 deri të hënën, të shpërndarë në disa qytete në ishullin Flores.