Top News/ 160 evropianë ‘wanted’ në Rusi / Kryeministra, ministra e politikanë në listën e zezë
15/02/2024 11:57

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas është emri i fundit në listën e Rusisë ku kërkohen edhe 160 evropianë të tjerë. Bëhet fjalë për bazën e të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë. Ato mund të gjenden në faqen e internetit të ministrisë. Nëse ka dyshime se i akuzuari është arratisur nga drejtësia ruse, ai do vendoset në këtë listë si i kërkuar. Ministria nuk zbulon kriteret sipas të cilave është bërë lista. Por aktualisht në listat e të kërkuarve për vepra penale janë 96.752 persona. Kjo listë ruse përfshin qindra të huaj, kryesisht ushtarakë ukrainas dhe persona të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Por lista përfshin edhe 160 politikanë, përfaqësues dhe nëpunës civilë të Evropës Lindore nga Estonia, Lituania, Letonia, Polonia dhe Ukraina. Ndër emrat më të njohur janë kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, sekretari shtetëror i Estonisë Taimar Peterkop dhe ministri i Kulturës i Lituanisë, Simonas Kairys. "Veprimet armiqësore kundër trashëgimisë historike ruse" janë arsyeja zyrtare e ndjekjes së tyre. Për shembull, pas pushtimit rus të Ukrainës, parlamenti letonez votoi për prishjen e të gjitha monumenteve të mbetura të epokës sovjetike në vend. Kjo është arsye e mjaftueshme që Ministria e Punëve të Brendshme ruse të lëshojë urdhër për arrestimin e të gjithë anëtarëve të parlamentit, të cilët votuan në maj 2022. Bëhet fjalë për 83 persona. Një prej tyre është edhe ish-ministrja e Brendshme Maria Golubeva. Lituania filloi prishjen e monumenteve sovjetike në vitet 1990. Në vitin 2022 u hoqën të gjitha. Por mosmarrëveshja për monumentet nuk është e vetmja arsye pse një person përfundon në fletarrestin rus. Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar vazhdimisht Letoninë dhe Estoninë për trajtimin e pakicave rusishtfolëse në këto vende. Dy shtetet baltike po largohen plotësisht edhe nga gjuha ruse. Por, sidoqoftë, për sa kohë që këta persona të përfshirë në listën e zezë të moskës, nuk shkelin në rusi, urdhër arresti nuk ka pasoja. Dhe mbi të gjitha, analistët nënvizojnë se lista, plotëson imazhin e një evrope armiqësore që mbështet fuqishëm ukrainën.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46