Ministria e Financave raportoi se në fund të muajit shtator 2021 detyrimet e prapambetura arritën në 159 milionë euro. Të dhënat zyrtare tregojnë se përgjatë një muaji stoku i detyrimeve është zgjeruar me 18 për qind, duke arritur në fund të shtatorit në 19.5 miliardë lekë nga 16.5 miliardë lekë që ishte në fund të muajit gusht – bëhet e ditur nga revista monitor.