Temperaturat e larta vijojnë të marrin jetë njerëzish në Meksikë. Sipas raportimeve zyrtare, 155 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të këtij viti, e shkak janë tempereturat e larta. Sipas autoriteteve meksikane, numri I viktimave pritet të rritet për shkak të temepraturave që kalojnë mbi 45 gradë, teksa ka rënë ndjeshëm niveli I ujit nëpër diga.