Top News/ 153 avionë kinezë mbi Tajvan…! Numër rekord në ‘lojërat e luftës’, ishulli në rrezik
15/10/2024 12:03

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të martën se kishte identifikuar një numër rekord prej 153 avionësh ushtarakë kinezë të angazhuar në lojërat e luftës që kina zhvilloi rreth ishullit një ditë më parë, duke detajuar një rritje të aktivitetit të avionëve luftarakë. Kina tha se stërvitja njëditore, e quajtur "Shpata e Përbashkët-2024B", ishte një paralajmërim kundër "akteve separatiste" pas një fjalimi të presidentit të Tajvanit, javën e kaluar, në ditën kombëtare, që kishte zemëruar Pekinin. Stërvitjet nuk ishin vetëm shqetësim për Tajvanin, por rrezikonin të destabilizonin rajonin, thanë zyrtarët e ishullit. "Çdo stërvitje pa paralajmërim paraprak do të shkaktojë shqetësim të madh për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin," shtuan ata. Në një përditësim mbi aktivitetin ushtarak kinez rreth ishullit, ministria e mbrojtjes së Tajvanit tha se zbuloi 153 avionë ushtarakë rreth ishullit, shifër kjo që tejkalon atë të së hënës, prej 125 avionësh, që ishte konsideruar një rekord. Një hartë e ministrisë tregoi se 28 prej atyre avionëve kishin kaluar vijën e ndjeshme ndarëse të ngushticës së Tajvanit, e cila më parë shërbente si një lloj kufiri zyrtar që kina sidoqoftë thotë se nuk e njeh. Zona të tjera që panë aktivitet intensiv të ushtrisë kineze, ishin ujërat pranë bregut juglindor, ku edhe ndodhet një bazë e madhe ajrore e Tajvanit, dhe në jugperëndim të saj, në pjesën e sipërme të Detit të Kinës Jugore, ku ndodhen ishujt Pratas të kontrolluar nga Tajvani. Gjithashtu u panë 14 anije të marinës kineze dhe 12 anije të rojës bregdetare. Stërvitjet e Kinës nxitën shqetësimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, me Pentagonin që i cilësoi ato si "të papërgjegjshme, joproporcionale dhe destabilizuese". Tajvani është ankuar për aktivitetin e shtuar kinez rreth tij pothuajse cdo ditë gjatë pesë viteve të fundit, dhe Kina ka zhvilluar të paktën katër raunde lojërash luftarake në shkallë të gjerë që nga viti 2022.

Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
DIGITALB DIGITALB