Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Bordit të Transparencës për rritjen e çmimit të naftës me 9 lekë për liter. Anëtari I Kryesisë, Eno Bozdo, akuzon qeverinë se po rrit çmimin e naftës, kur çmimi I saj në bursë është njëjtë me kohën e paraluftës, se po kërkon të mbledhë lekë nga shqiptarët.